Në A2 CNN Albania u diskutua gjendja alarmuese e sistemit të burgjeve në Shqipëri. Sipas analistëve, të dënuarit për krime të rënda vazhdojnë të kryejnë trafik droge dhe aktivitete të paligjshme direkt nga qeliat e burgjeve, duke përdorur telefona që kushtojnë deri në 5,000 euro.
Problemi më i madh, sipas ekspertëve, është kriminalizimi i politikës dhe politizimi i krimit. Të dënuarit kanë lidhje me ministra, deputetë dhe kryetarë bashkish. Këta persona kanë fuqi ekonomike dhe politike, marrin leje investimesh, leje ndërtimi dhe leje rezortesh.
Edhe pse janë ndryshuar drejtorë policie dhe drejtorë burgjesh, gjendja nuk ka ndryshuar. Ndryshon vëllneti i sipërm, por struktura e korrupsionit mbetet e njejta. Institucioni i Avokatit të Popullit ka kërkuar mbylljen e disa burgjeve për shkak të kushteve të këqija.
Në një kohë kur Shqipëria po përpiqet të avancojë në rrugën e integrimit europian, raporti i Brukselit vazhdon të theksojë problemet e drejtësisë si pengesë kryesore. Pa reforma thelbsore në sistemin e burgjeve dhe të drejtësisë, ekspertët paralajmërojnë se situata do të vazhdojë të përkeqsohet.
